LAJMI I FUNDIT:

Man Utd pritet të largojë Greenwood pas zhurmës së madhe në media

Man Utd pritet të largojë Greenwood pas zhurmës së madhe në media

Manchester United thuhet se tani është gati të largojë sulmuesin Mason Greenwood nga skuadra e tyre e parë.

Sipas Neil Custis të The Sun, drejtuesit e Unitedit janë të gatshëm të largojnë sulmuesin anglez nga skuadra e tyre.


Kjo vjen pasi raportet e mëparshme thanë se Djajtë e Kuq po përgatiteshin ta rikthenin atë në planet e Erik ten Hag së shpejti.

Tre vendimmarrës në Man Utd janë në favor të kthimit të Greenwood në ekip
Lexo po ashtu Tre vendimmarrës në Man Utd janë në favor të kthimit të Greenwood në ekip

Megjithatë, ata kanë bërë një kthesë pas zhurmës së madhe në internet që pasoi deklaratën e tyre që tregoi se Greenwood mund të rikthehej.

Pasi panë shumë tifozë dhe personalitete të shquara të shprehin neverinë e tyre dhe të kërcënojnë se nuk do të mbështesin më klubin, hierarkia e United beson se nuk ka rrugë kthimi për anglezin.

Klubi tani po rishkruan me nxitim deklaratën e tyre për të ardhmen e Greenwood dhe ka të ngjarë ta ndalojë atë të stërvitet ose të luajë me ekipin e parë.

Ai mund të ofrohet të huazohet deri në fund të sezonit, por asnjë klub nuk ka bërë ende një ofertë për të. /Telegrafi/