LAJMI I FUNDIT:

Illinois miraton një ligj i cili kërkon që prindërit të kompensojnë fëmijët ‘influencues’

Illinois miraton një ligj i cili kërkon që prindërit të kompensojnë fëmijët ‘influencues’

Kur 16 vjeçarja Shreya Nallamothu nga qyteti Normal i Illionis kalonte kohën gjatë pandemisë nëpër platformat e rrjeteve sociale, ajo u bë gjithnjë e më e frustruar me numrin e fëmijëve që shihte të paraqitur në vlogjet familjare.

Ajo kujtoi videot e shumta në shtëpi në të cilat ajo dhe motra e saj ishin filmuar nga prindërit e tyre përgjatë viteve: duke hedhur hapat e tyre të parë, duke shkuar në shkollë dhe ato që ajo i quan “gjëra të tjera të sikletshme”.

“Jam shumë e lumtur që ato video qëndruan në familje. Më bëri të kuptoj se vlogimi familjar po sjell momente shumë private dhe intime në internet”, shtoi ajo, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


Nallamothu vitin e kaluar i shkroi një letër senatorit të shtetit të saj, demokratit Dave Koehler, duke i kërkuar atij që të konsideronte legjislacionin për të mbrojtur influencuesit e rinj.

Javën e kaluar, Illinois u bë shteti i parë që miratoi një ligj që vendos masa mbrojtëse për të miturit që shfaqen në videot në internet – dhe mënyrën se si kompensohen ata.

Guvernatori i Illinois, J. B. Pritzker, me 11 gusht nënshkroi një projekt-ligj, të frymëzuar nga letra e Nallamothu, duke përmirësuar Ligjin e Shtetit për Punën e Fëmijëve që do t’i lejojë adoleshentët mbi moshën 18 vjeç të ndërmarrin veprime ligjore kundër prindërve të tyre nëse shfaqen në videot e monetizuara të rrjeteve sociale dhe nëse ata nuk janë kompensuar siç duhet, e ngjashme me të drejtat që kanë aktorët e mitur.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024, prindërve në Illionois do t’u kërkohet që të lënë mënjanë 50 për qind të fitimeve për një pjesë të përmbajtjes në një fond mirëbesimi për fëmijën, bazuar në përqindjen e kohës që ata shfaqen në video.

Për shembull, nëse një fëmijë shfaqet në 50 për qind të videos, ai duhet të merr 25 për qind të fondeve, ndërsa nëse shfaqet në 100 për qind të videos, ai duhet të marrë 50 për qind të fondeve. Megjithatë, kjo vlen vetëm në skenarët kur fëmija shfaqet në ekran për më shumë se 30 për qind të vlogj-eve në një periudhë 12-mujore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Teknologji
Kalo në kategori