LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: E vetmja idoeologji e OBRM-PDUKM-së është bllokimi

Kovaçevski: E vetmja idoeologji e OBRM-PDUKM-së është bllokimi

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në konferencë për shtyp bashkë me ministrat u shpreh se sot në Kuvend filluan ndryshimet kushtetuese.

“Sot në Kuvend u bë e qartë se kush me të vërtetë dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë vend me prosperitet, vend anëtar i BE-së dhe kush dëshiron ta bllokojë të ardhmen evropiane të shtetit”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se i vetmi idoeologji e OBRM-PDUKM-së është bllokimi dhe izolimi.


“Qytetarët pro-evropianë nuk do ta harrojnë dhe as do ta falin. Nuk ka asnjë arsye të ketë një bllokim të tillë. OBRM-PDUKM dëshmoi se nuk kanë argumente dhe se nuk ka ide për debat. Dëshmojnë se janë të gatshëm ta bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve vetëm për qëllime personale”, deklaroi Kovaçevski.

Sipas tij, qëllimi i partisë së Mickoskit është bllokimi dhe të shpëtojnë karrierat politike të tyre, kurse qytetarët, thotë Kovaçevski, e kanë bërë të qartë se dëshirojnë anëtarësim në BE.

“Të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se mbi 80% e qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, dëshirojnë të jetojnë në BE, standard më të mirë jetësor, sundim më të mirë të së drejtës, infrastrukturë më të mirë dhe shërbime më të mira për qytetarët’, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori