LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shtatë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë

Osmani: Shtatë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj nga komunitetit serb në Policinë e Kosovës.

Osmani nga Klina ka thënë se deri më tani në bazë të informatave të fundit nga organet e sigurisë kanë dhënë dorëheqje shtatë zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Në një konferencë për media Osmani ka thënë se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve po vjen nga Serbia, teksa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për presionin ndaj policëve serbë.


“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, rrezikimi, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi. Ku shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë t’i bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron edhe Kushtetuta e Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.

Ajo ka akuzuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjeve të Brukselit dhe për shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jenë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik…Pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës.

Pas dorëheqjeve, në Kosovë u shpall një konkurs për pranimin e policëve të rinj, ku 74 policë të rinj nga komunitetet jo shumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin komunitetit serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori