Dyshimet për sigurinë lënë të mbyllura spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut
![Dyshimet për sigurinë lënë të mbyllura spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/spitali-modular-tetove1-780x439.jpg)
Nga gjithsej 18 spitalet modulare, të cilat u ndërtuan gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut, vetëm objektet e tri prej tyre përdoren si ambulanca në shërbim të qytetarëve. Ndërsa nga tri ambulancat e ndërtuara modulare, dy janë në përdorim, kurse e treta është në proces të dhënies me koncesion për mjekët amë.
Spitalet dhe ambulancat modulare u ndërtuan gjatë pandemisë për të plotësuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, të cilat u mbingarkuan nga numri i madh i pacientëve me COVID-19.
Një nga këto është edhe spitali modular në Tetovë, i cili në shtator të vitit 2021 u kaplua nga flakët dhe për pasojë humbën jetën 14 persona – pacientë dhe familjarë që po kujdeseshin për të afërmit e tyre.
Nga Ministria maqedonase e Shëndetësisë thonë se ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin për sa i përket funksionit të spitaleve modulare pasi nuk kanë informacion të plotë nga institucionet përkatëse nëse ato objekte janë të sigurta.
Me mjete të Bankës Botërore u ndërtuan 19 spitale modulare , ndërsa ishte paraparë të ndërtoheshin edhe 10 ambulanca modulare, por u ndërtuan vetëm tri.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vetëm pas kryerjes së analizimit të objekteve, do të vendoset se për çka do të përdoren ato.
“Deri më tani janë kontrolluar ambulancat që janë nën kompetencë të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup dhe ato përdoren si ambulanca. Pas kryerjes së analizave çdo klinikë në veçanti apo shtëpi shëndeti, do të marrë rekomandime se për çka mund t’i përdorin spitalet modulare”, theksohet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për ndërtimin e spitaleve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar më shumë se tre milionë e gjysmë euro.
Tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare e ka fitoi kompania “BRAKO” që menaxhohet nga familja e ish-zëvendëskryeministrit për çështje financiare, Koço Angjushev. Lidhur me këtë, një hulumtim i Laboratorit për Gazetari Hulumtuese, IRL, ka gjetur se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, u ndërtuan në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore.
Aty theksohet se “spitalet modulare janë ndërtuar pa elaborate për instalimin elektrik dhe mbrojtje kundër zjarrit dhe për ndërtimin e të njëjtave është përdorur material i cili ndizet lehtësisht”.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka theksuar se në bazë të revizionit që ai kishte urdhëruar në vitin 2022, të gjitha objektet e spitaleve modulare janë të ndërtuara me materialin e njëjtë sikurse ai në Tetovë që u kaplua nga zjarri, dhe me këtë seriozisht vihet në pikëpyetje siguria e tyre nëse vendosen në përdorim.
Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Lubomir Jovevski për shkak të zjarrit në spitalin modular të Tetovës.
Nga Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit kanë theksuar se “hetimi për shkakun e zjarrit në spitalin modular në Tetovë nuk ka qenë i plotë dhe nuk ka përfillur mjaftueshëm ekspertizën gjermane, gjë që ka ngjallur dyshime në opinion për veprim joprofesional të Prokurorisë”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski i pyetur nga gazetarët lidhur me përgjegjësinë që kërkohet nga kryeprokurori Ljubomir Jovevski, ka deklaruar se ai, duhet të jetë i qasshëm në çdo kohë për organet e drejtësisë.
“Vlerësoj se kryeprokurori Lubomir Jovevski duhet të jetë në dispozicion për çdo rast, veçanërisht për këtë rast ku kemi viktima, pra është rasti më tragjik… Të vërtetën duhet ta dinë të gjithë”, ka theksuar Kovaçevski.
Në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë vendosi për ngritjen e qendrave të COVID-19 në 16 qytete të Maqedonisë së Veriut për të përforcuar sistemin shëndetësor për t’i bërë ballë valës së pacientëve të infektuar me koronavirus./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mucunski në takim me ambasadoren greke: Interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/foto2-e1720100254267-380x233.jpeg)
Mucunski në takim me ambasadoren greke: Interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore
![Pas reagimeve të fundit, Haxholli thotë se ka marr vërejtje nga MPJD](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Fatmir-Haxholli-e1700241419647-380x233.jpg)
Pas reagimeve të fundit, Haxholli thotë se ka marr vërejtje nga MPJD
![Gllavçev: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, kërkojmë respektimin e marrëveshjeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Gllacev-380x233.png)
Gllavçev: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, kërkojmë respektimin e marrëveshjeve
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/i-dyshuari-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare
![Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/500x417_fadile-kryeiu1720079896-380x233.jpg)
Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Dus-an-Janjic-12-1-380x233.jpg)
"Plani franko-gjerman diçka si 'Manifesti'", Janjiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi dështoi shkaku i sjelljes arrogante të Borrellit dhe Lajçakut
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_25-1-380x233.jpg)
Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij
![Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/1658165560_beqaj1.jpeg)
Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden