LAJMI I FUNDIT:

Në karrocë dhe me krah të thyer – Lugati shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Në karrocë dhe me krah të thyer – Lugati shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Këngëtari shqiptar, Gjon Karrica, i njohur për publikun si Lugati, është shfaqur së fundmi në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Artisti nga Gjakova në një fotografi të publikuar në Instagram është parë në karrocë dhe me krahun e thyer.

Ky imazh u publikua fillimisht nga stilisti i flokëve, Kaci Lleshi, i cili thotë në përshkrim: “Ti je i fortë edhe këtë sfidë shumë shpejt e kalon”.


Foto: Screenshot/Instagram

Detaje të tjera nuk janë dhënë në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me Lugatin, apo nëse po përballet me ndonjë sëmundje.

Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica

Ndërkohë sipas Prive-s, ish-banori i Big Brother VIP Kosova është duke kaluar një episod të humbjes së vetëdijes, çka i ka shkaktuar lëndime trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjoni thuhet se po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Zvicër dhe po i kalon ekzaminimet e nevojshme mjekësore për t’u rikthyer në formë.

I njëjti mori vëmendje të madhe sivjet me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram