Bashkimi Evropian është duke pritur “hapa të tjerë” nga Qeveria e Kosovës për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës.
Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kanë mirëpritur disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, por duhen edhe hapa të tjerë.
Stano i quajti “hapa në drejtim të duhur” reduktimin e prezencës policore me 25% në dhe rreth objekteve komunale në veri.
Duke u ndalur te zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore, Stano tha se pret që ato të shpallen sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa nuk konfirmoi nëse masat do të hiqen me shpalljen e zgjedhjeve.
“Afatet kohore nuk janë në duart tona. Afatet kohore varen në aftësinë e palëve për të pambushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo angazhimet. Dhe, për të zgjidhur krizën aktuale, ne kemi thënë disa here se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur në të katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrje të plotë dhe pa kusht të serbëve të Kosovës. Është po ashtu shumë e rëndësishme kthimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ne t’i kthehemi dialogut normal dhe t’i trajtojmë çështjet një nga një, ku më të rëndësishmet janë Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i aneksit”, tha Stano, transmeton KP.
I pyetur nëse ka një urgjencë për të parë rezultate nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, Stano pohoi se çdo rezultat do të thotë përfitime për qytetarët e dy vendeve.
“Urgjenca duhet parë në terren. Urgjenca duhet parë nga populli dhe nga liderët e tyre politikë, sepse çfarëdo që bëhet në kuadër të dialogut nuk bëhet më qëllim për të kënaqur Brukselin, apo shtetet anëtare dhe kryeqytetet e tyre, apo partnerët ndërkombëtarë, por bëhet me qëllim për të përmirësuar jetën e njerëzve si në Kosovë ashtu dhe në Serbi. E gjitha kjo ndërlidhet me atë se si shtetet po përparojnë në rrugën evropiane. Pra, natyrisht se ka një urgjencë, urgjence kishte edhe para se të ndodhnin eskalimet e fundit”, u shpreh Stano.
Zëdhënësi i BE-së përsëriti se nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.
Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë sot për Telegrafin, se masat ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) kanë qenë të padrejta dhe pritet që të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës, por edhe pas përmirësimit të situatës në terren.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar kohë më parë, se Bashkimi Evropian duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës para se të shpallen zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje