Pas vizitës që kryeministrit Albin Kurti i bëri komunës së Tetovës dhe Çairit, policia maqedonase i mori në pyetje dhe ngriti kallëzime penale kundër kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu, me arsyetimin se nuk respektuan rregullat protokollare shtetërore.
Kryetarët e këtyre dy komunave kanë akuzuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, se kanë qenë të koordinuar të bëjnë zhurmë për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
“Është me tendencë, një ditë para se të vije kryeministri Kurti, në një televizion nacional, në gjuhën maqedonase, ka qenë i ftuar ministrin i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe gazetarja e pyet se në çfarë cilësie nesër vjen nesër kryeministri Kurti , ai e ka ditur shumë mirë për çka, se në shtet ne e kemi paralajmëruar ardhjen, ne e dimë që udhëheqësja e gjashtë siç i thonë këtu, ajo e cila merr masa për sigurinë e klasit të parë kanë qenë me shërbimet e mia tërë kohën në kontakt, kanë dalë e kanë parë ku do të vendoset bina, ku do të ndalet vetura e kryeministrit dhe të gjitha protokollet i kanë bërë dhe shteti e ka organizuar atë pritje, ai i është përgjigjur gazetares, ‘me siguri se nuk vjen si kryeministër, por në mënyrë private’”, tha për RTK, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
Ndërsa, kryetar i Tetovës, Bilall Kasami, tregoi se Inspektorët e policisë kanë kërkuar që ai të shkojë në stacion të policisë, por ai ka vlerësuar se nuk ka çka të sqarojë atje.
“Unë kam vlerësuar që nuk kemi se çka të sqarojmë dhe kam vlerësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të Komunës së Tetovës që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore që kanë qenë edhe organizatorë të vizitës nga kufiri deri këtu dhe anasjelltas. Unë nuk e kam parë të arsyeshme se për çfarë mund të intervistohet kryetari i një komune në stacion të policisë, për një organizim që në aspektin e organizimit zyrtar ai takim i ka pasur të gjitha elementet që duhet t’i ketë”, tha Kasami.
Kryetar i Komunës së Çairit, Ganiu, tha e kanë pritur gjatë vizitën e Kurtit.
“Këtë vizitë e kemi pritur gjatë kohë pasi kryeministri Kurti ka qenë më agjendë mjaftë të ngarkuar dhe dëshira jonë ka qenë që Kurti të jetë pjesëmarrës në përurimin e emrit të kësaj rruge duke e ditur se ai ka qenë bashkëpunëtorë dhe krahu i djathë i Adem Demaçit simbolit të rezistencës. Por është hera parë që ka ndodhur të paktën këto 6 vite sa janë unë kryetar komune që dikush të thirret në biseda informative për çështje të tillë të paktën unë nuk di ndonjë rast. Shpjegimi i thirrjes ishte shkaku se ne nuk ë kemi përdorur himnin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka pasur flamuj, ajo ka qenë pjesë e protokollit dhe me të vërtetë nuk ka pasur flamuj as të Kosovës dhe as të Maqedonisë së Veriut, ne kemi shkuar mbrapa më një ekran në skenë ku janë shfaqur herë pas herë të gjitha si flamujt e shteteve, fjalive të ndryshme të Adem Demaçit e tjera. Për këtë arsye na janë dhënë dy dënime një mua dhe një komunës”, ka thënë Ganiu.
Edhe Bilall Kasami tha se ka pasur tentime nga policia për t’u sqaruar, por ai nuk e ka kuptuar çka të thotë për këtë.
Sipas tij, tubime të tilla, nga viti 2001 e këndej, shqiptarët ë Maqedonisë së Veriut kanë organizuar rregullisht dhe nuk ka pasur shqetësime të tilla.
“Ne vlerësojmë se lufta e 2001-shit solli disa të drejta të shqiptarëve përkundër asaj që për çështje të flamurit dihet se në Maqedoninë e Veriut janë burgosur kryetar komunash, kryetar partish ndodhi rasti i Gostivarit protestat dhe burgosja e kryetarit të Gostivarit e ati të Tetovës për flamur dhe tash sërish të përsëritet pas 20 vitesh të thirrën dy kryetar komunash në polici dhe të dënohen për të njëjtën çështje unë vlerësoj që tregon realitetin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se sa partitë politike në qeveri kanë avancuar çështjen shqiptare”, ka thënë Kasami.
Të premten, Kurti ka qëndruar në Maqedoni të Veriut me ftesë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu.
Ai ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi” në Çair, si dhe në një përurim në Tetovë.
Pas vizitës së tij ka pasur shumë reagime, ndër të cilat edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.
Pas kësaj janë ngritur kallëzime penale kundër dy kryetarëve për “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?