LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në SHBA, tre shërbimet ushtarake mbetin pa shefa

Për herë të parë në SHBA, tre shërbimet ushtarake mbetin pa shefa

Për herë të parë në histori, tre shërbimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbetur pa shefa, pasi senatori republikan, Tommy Tuberville refuzon të konfirmojë emërimin e tyre.

Mike Gilday, shefi i operacioneve detare dha dorëheqje këtë javë, ka lënë Marinën së bashku me Ushtrinë dhe Marinsat amerikane të drejtohen nga shefat në detyrë, raporton cnn.

“Kjo është e paprecedentë. Është e panevojshme dhe e pasigurt. Ky është një minim gjithëpërfshirës i gatishmërisë ushtarake të Amerikës”, tha ministri amerikan i Drejtësisë, Lloyd Austin.


Tommy Tuberville

Tuberville u zotua në dhjetor të vitit 2022 të bllokojë të gjitha nominimet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Mbrojtjes lidhur me vendimin e Pentagonit për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të anëtarëve që kërkojnë abort dhe jetojnë në shtete ku aborti nuk lejohet.

Nëse asgjë nuk ndryshon deri në fund të shtatorit, një tjetër pozicion do të jetë vakant, pasi shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Mark Milley do të dal në pension.

Deri në fund të këtij viti, më shumë se 600 oficerë ushtarakë do të ngecin në procesin e emërimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori