LAJMI I FUNDIT:

A e dini për çfarë shërben thellimi i brendshëm në derën e rrobalarëses

A e dini për çfarë shërben thellimi i brendshëm në derën e rrobalarëses
(Foto: Pexels)

Amerikania Rene është me profesion teknike dhe riparon aparatet elektrike shtëpiake. Ajo zbuloi misterin e derës së rrobalarëses.

Profili i saj në TikTok i kushtohet zbulimit të gjërave të vogla në lidhje me pajisjet shtëpiake dhe shumë e shohin atë të dobishme për shkak të këshillave që shpesh i ndan në rrjetin e përmendur dhe kështu ndihmon ndjekësit e saj.


Rrobat tuaja kanë aromë të keqe pas larjes, pastrojeni rrobalarësen duke përdorur tre përbërës
Lexo po ashtu Rrobat tuaja kanë aromë të keqe pas larjes, pastrojeni rrobalarësen duke përdorur tre përbërës

Tani ajo ka zgjidhur misterin e thellimit në derën e makinës larëse.

“Nuk është aty për dekorim, është shumë e dobishme”, ka thënë në një video të publikuar në TikTok.

Kushtojini vëmendje: Si e dini që keni vendosur shumë detergjent në rrobalarëse?
Lexo po ashtu Kushtojini vëmendje: Si e dini që keni vendosur shumë detergjent në rrobalarëse?

“Kur keni një makinë larëse me mbushje përpara, rrobat lëvizin shumë më tepër se sa në një makinë larëse me mbushje nga lartë”, ka shtuar ajo.

“Pra, arsyeja pse dera ka një ‘gungë’ nga brenda është për t’i shtyrë rrobat përsëri në kazan derisa janë duke u larë”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/

@renduh

Reply to @splgus w Hope this helps! #LaundryTok #WashingMachine #FrontLoadWasher #LearnOnTikTok #TodayILearned #WomenInSTEM

♬ original sound – Renae