LAJMI I FUNDIT:

NATO: Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për integritetin territorial të Ukrainës

NATO: Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për integritetin territorial të Ukrainës

Ka lindur një mosmarrëveshje diplomatike midis NATO-s dhe Ukrainës, i nxitur nga një sugjerim i Stian Jenssen, shefi i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, se ukrainasve mund t’i duhet të sakrifikojnë territor në këmbim të anëtarësimit në aleancë.

Kjo shkaktoi një reagim të furishëm të Kievit, i cili e ka përshkruar idenë si “qesharake” dhe “absolutisht të papranueshme”.

Hera e parë që e thotë një zyrtar i lartë i NATO-s: Ukraina mund të heqë dorë nga territori në këmbim të anëtarësimit në aleancë
Lexo po ashtu Hera e parë që e thotë një zyrtar i lartë i NATO-s: Ukraina mund të heqë dorë nga territori në këmbim të anëtarësimit në aleancë

Komentet e Jenssenit tërhoqën vëmendje të veçantë sepse ato ishin një ndryshim i dukshëm nga qëndrimi i shefit të tij se NATO-ja mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe se i takon ukrainasve të vendosin se kur dhe si të negociojnë me rusët.


NATO-ja e ka përsëritur këtë qëndrim edhe sonte përmes një reagimi për mediat, raporton skynews.

"Absolutisht e papranueshme", Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s
Lexo po ashtu "Absolutisht e papranueshme", Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s

Në një deklaratë për transmetuesin shtetëror ukrainas Suspilne, një zëdhënës i NATO-s deklaroi se “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Qëndrimi i Aleancës është i qartë dhe nuk ka ndryshuar”.

Kujtojmë se një nga dhjetë pikat në të ashtuquajturën formulë e paqes përfshin rikthimin e kufijve të Ukrainës, aty ku ishin para pushtimit rus. Presidenti ukrainas e ka bërë të qartë se kjo është e panegociueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Amerika
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Kalo në kategori