LAJMI I FUNDIT:

Ku ishte fshehur dhe si u dorëzua në Polici i dyshuari për vrasjen në Klinë

Ku ishte fshehur dhe si u dorëzua në Polici i dyshuari për vrasjen në Klinë

Në arrati që nga dita kur kishte ndodhur rasti në Klinë, më 7 gusht, Tush Frroku, i dyshuar për vrasje, është dorëzuar sot në Polici, në Pejë.

Dhjetëra bastisje në lokacione të ndryshme ishin kryer nga forcat e rendit që nga dita tragjike kur ishte shpallur në kërkim por Frroku nuk ishte gjetur.

Dyshohet se për këto 8 ditë ai ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar në Burojë të Skenderajt.


Avokati i Frrokut, Gani Kelmendi, ka rrëfyer detaje për momentin e kontaktit me klientin e tij, takimin me të dhe dorëzimin në Polici.

“Unë kam shku e kam marrë, ka qenë i strehuar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Burojë, rreth orës 15:30 dhe jemi shku e kemi marrë. Kam shku e kam pritë, pas rreth 15 minutave ka dalë. Si në mal ka qenë, njëfarë djerrine. Ka dalë, ka ardhë në kerr, kemi ardhë rrugës, ka hëngër bukë, ka pi një kafe, ka ble cigare”,ka treguar avokati Kelmendi për KALLXO.com.

Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici
Lexo po ashtu Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici

Avokati tha se kur kanë shkuar në Polici, Tush Frroku është bastisur nga Policia dhe ka qenë i paarmatosur.

“Kemi ardhë, jemi dorëzu në Pejë. I kam thirr Policinë, na kanë pritë para dere, kemi hy brenda, e kanë bastisë, ka qenë i paarmatosur. Është mbrojtur në heshtje. Policia e kanë marrë në pyetje por ka thënë se për momentin nuk është i përgatitur me dhënë një deklaratë”, tha avokati.

Avokati Gani Kelmendi ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë siç është e paraparë me ligj.

Mediat kanë publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të momentit kur Frroku i armatosur hyn brenda një lokali në Klinë, shkrep armën disa herë në drejtim të viktimës dhe del nga aty.

Pas rastit, Frroku dyshohet se me një veturë të një qytetari u largua nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Kosh të Istogut prej nga është ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori