LAJMI I FUNDIT:

Nëna e katër fëmijëve tregon se si i ndalon grindjet e tyre

Nëna e katër fëmijëve tregon se si i ndalon grindjet e tyre

Kelli Henry ka një rregull që thotë se funksionon shumë në parandalimin e grindjeve të bezdisshme të fëmijëve.

Kjo nënë e katër fëmijëve emëron çdo ditë një tjetër fëmijë si “ylli i ditës”. Me fjalë të tjera, fëmijëve u caktohen me radhë përfitime dhe përgjegjësi të caktuara.


“Ne kalojmë nga më i vogli tek më i madhi. Në ditën e tyre ata kanë detyra shtesë, por edhe trajtim të veçantë”, tha ajo në TikTok.

@oh.henrys Hope this helps someone. #momhack #kids #family #momlife #parenting ♬ original sound – Oh.Henrys

Kelli më pas shpjegoi se në ditën e saj të veçantë, fëmija duhet të kryejë disa detyra, të tilla si zbrazja e pjatalarëses, nxjerrja e plehrave dhe ushqimi i qenit. Gjithashtu, nëse ka nevojë për ndihmë, do ta pyesë fëmijën se dita e kujt është.

“Megjithatë, në këtë ditë fëmija e di që ka trajtim të veçantë. Për shembull, ai mund të zgjedhë se ku do të ulet në veturë, çfarë do të hajë për darkë apo çfarë do të shikojë familja në TV në mbrëmje. Nëse ka mbetur edhe një biskotë, do t’i jepet fëmijës ditën e të cilit”, shpjegoi ajo.

Kellie ka fëmijë 13, 12, 9 dhe 8 vjeç. Ideja e saj u bë hit në mesin e prindërve dhe video mori mijëra shikime. /Telegrafi/