Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe rikonfigurimi i Stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”, duke vlerësuar kështu efikasitetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut, asaj të Gjilanit dhe Gjakovës në menaxhimin e projekteve për renovimin e stadiumeve si dhe përmbushjen e qëllimeve të prokurimit për këto projekte.
Sipas Udhëzuesit të UEFA, tri projektet në fjalë i takojnë kategorisë së katërt të stadiumeve, me kapacitet më të madh, të atilla që në momentin e licencimit, në to mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare të klubeve dhë kombëtares së Kosovës.
Në njoftimin e ZKA-së thuhet se këto stadiume janë të vetmet të kësaj kategorie që janë duke u realizuar në Kosovë. Vlera e përgjithshme e kontratave që kishte lidhur MKRS me komunat për renovimin e tri stadiumeve ishte 16.7 milionë euro, ndërsa deri në kohën kur auditimi është kryer janë shpenzuar vetëm 5.6 milionë euro.
“Rezultatet e auditimit kanë vënë në pah se realizimi i këtyre projekteve u përcoll me vonesa disavjeçare, kosto shtesë si dhe cenim të transparencës dhe konkurrencës në proceset e prokurimit. Pavarësisht se kanë kaluar katër deri në shtatë vjet që nga fillimi i procesit, stadiumet janë ende larg përfundimit. Madje, projektet mund të mos përfundojnë plotësisht dhe të mos funksionalizohen brenda afatit optimal kohor”, thuhet në komunikatë.
Konkluzioni i ZKA-së është se MKRS dhe Komunat: Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë nuk i arritën qëllimet e përcaktuara për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve. Rezultatet e auditimit tregojnë se mos sigurimi me kohë i parakushteve të nevojshme bëri që shpronësimi i pronave për projektin e renovimit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë të shndërrohet në pengesë kryesore të realizimit të punimeve.
Ndërsa Komuna e Gjilanit ka bërë ndryshime substanciale të kontratës për renovimin e stadiumit pa respektuar hapat e duhur, duke i shkaktuar komunës kosto shtesë prej 219,680 euro.
“Përveç kësaj, proceset e prokurimit u përcollën me probleme që cenuan transparencën dhe konkurrencën përgjatë tyre. Procedurat e negociuara në tri raste të prokurimit nuk u arsyetuan siç duhet dhe nuk plotësuan kushtet e duhura për t’u shfrytëzuar si të tilla”, thuhet në raport.
Hartimi i projektit për stadiumin e qytetit në Gjakovë, në mungesë të dokumenteve të nevojshme ligjore, rezultoi me zvogëlimin e numrit të ulëseve dhe kategorisë së stadiumit nga kategoria katër në atë tre, sipas udhëzuesve të UEFA-së. Njëkohësisht, shkaktoi vonesa edhe në realizimin e projektit. Ky projekt është në fazën fillestare të realizimit.
Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca vlerësoi se mos realizimi i projekteve për renovimin e stadiumeve është e pafavorshme për futbollin dhe sportin në Kosovë. Madje, mos përfundimi i tyre paraqet rrezik për Kombëtaren e Kosovës dhe klubet sportive, pasi ato mund të detyrohen që ndeshjet ndërkombëtare t’i zhvillojnë në shtetet fqinje apo në rastin më të keq, t’i humbin ndeshjet me rezultat zyrtar.
Për të siguruar që projektet e renovimit të stadiumeve të përfundojnë me sukses dhe brenda afateve sa më të shkurtra kohore, ZKA dha nëntë rekomandime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musiala e Wirtz vs Williams e Yamal: Kush do ta fitojë duelin e dysheve të talentuara
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
Roberto Martinez me premtim të madh për tifozët e Portugalisë para ndeshjes me Francën
Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
"Është një lojtar i rrezikshëm”, Deshamps identifikon lojtarin e Portugalisë që mund t'i shkaktojë probleme Francës
Para ndeshjes me Gjermaninë, Dani Carvajal ka një lutje të veçantë për UEFA-n dhe FIFA-n
"A po mendon për Yamalin?", Naglesman thotë se më shumë ka mendjen te një lojtar i Gjermanisë
Selektori i Spanjës tregon cilin lojtar të Gjermanisë duhet ta bllokojnë nëse duan ta fitojnë ndeshjen
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden