LAJMI I FUNDIT:

Asaf Abduramani emërohet u.d. i drejtorit të Fondit Shëndetësor në RMV

Asaf Abduramani emërohet u.d. i drejtorit të Fondit Shëndetësor në RMV

Faton Ahmetin në Fondin për Sigurim Shëndetësor do ta zëvendësojë Asaf Abduramani.

Këtë vendim e solli sot Qeveria në kuadër të seancës së 178-të.

“Qeveria, në seancën e sotme, e konstatoi dorëheqjen e Faton Ahmetit nga pozita drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e emëroi Asaf Abduramanin për u.d. drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë Ahmeti është larguar nga Fondi, pasi siç ka bërë të ditur, do t’i përkushtohet partisë ku edhe mban funksionin sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Faton Ahmeti dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor
Lexo po ashtu Faton Ahmeti dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor