LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Mitrovicë – dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë

Vdes një person në Mitrovicë – dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë
Foto: Ilustrim

Një person  i moshës 52-vjeçare ka ndërruar jetë  në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Ai tha se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar”, tha Zahiti.

Zahiti shtoi se deri me tani nuk dihen rrethanat e rastiti por se Policia ka nisur hetimet./Telegrafi/