LAJMI I FUNDIT:

Mancini thyen heshtjen dhe tregon arsyen e largimit të papritur nga Italia: Nuk e kam tradhtuar askënd

Mancini thyen heshtjen dhe tregon arsyen e largimit të papritur nga Italia: Nuk e kam tradhtuar askënd

Roberto Mancini ka befasuar të gjithë duke u larguar nga drejtimi i Përfaqësueses së Italisë.

Këtë vendim Mancini e kishte marrë dhe ia kumtoi Federatës së Futbollit të Italisë, teksa flitej se do t’i bashkohet Arabisë Saudite.


Megjithatë trajneri që ka fituar Kampionatin Evropian ka thyer heshtjen dhe ka treguar arsyet që e quan drejt largimit nga ‘Azzurët’.

Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’, trajneri italian ka treguar se ka qenë presidenti i FIGC ai që nuk ka dashur ta mbante duke bërë që ky të ofronte dorëheqjen.

Një ofertë e çmendur me miliona euro në vit - mësohet arsyeja e dorëheqjes së Mancinit nga Italia
Lexo po ashtu Një ofertë e çmendur me miliona euro në vit - mësohet arsyeja e dorëheqjes së Mancinit nga Italia

“Nuk kam bërë asgjë për t’u kryqëzuar kështu. Sapo dhashë dorëheqjen dhe thashë se ishte zgjedhja ime, mora përgjegjësinë e plotë për vendimin. Nuk u fsheha. Unë kisha folur me presidentin Gravina dhe u përpoqa t’i shpjegoja arsyet e mia”.

“Nuk e kam lejuar kurrë veten të akuzoj askënd dhe në fund e gjej veten të akuzuar. U përpoqa disa herë të flisja me të dhe të shpjegoja arsyet e mia. I shpjegova se muajt e fundit duhej të më jepte qetësi, nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqjen”, tha Mancini.

Tutje Mancini ka thënë se nuk e ka tradhtuar Italinë dhe se kur mori drejtimin e Përfaqësueses ka refuzuar mundësitë fitimprurëse.

Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë
Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

A e kam tradhtuar kombëtaren? Unë kam qenë gjithmonë korrekt. Që kur mbërrita te Italia, hoqa dorë nga mundësitë më fitimprurëse, bëra një zgjedhje dhe ishte puna më e rëndësishme e jetës sime. Kam fituar një kampionat evropian, nuk do të jetë shumë, por ndërkohë e fituam. Po të kishte dashur Gravina, do të më kishte mbajtur, por ai nuk e bëri”.

“Do të më mjaftonte një sinjal, nuk ma dha. E vërteta është se ai nuk donte që unë të qëndroja dhe kjo situatë vazhdonte prej muajsh. Por Gravina do të mbahet mend si presidenti që fitoi Kampionatin Evropian, jo për gabimet që bëri”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/