LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike i reagon zëdhënësit të BE-së, pasi e quajti Kosovën “të paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane”

Deputetja britanike i reagon zëdhënësit të BE-së, pasi e quajti Kosovën “të paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane”

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka deklaruar se ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën.

Kështu është shprehur ajo në rrjete sociale, pas deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku kishte kritikuar Kosovën për mungesë të sjelljeve evropiane.

Kearns po ashtu ka shpërndarë videon me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, e ku ka renditur edhe disa fakte të sjelljeve joevropiane të Serbisë, që nga pushtimi rus i Ukrainës.


“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian Josep Borrell.

Në listën e publikuar nga ajo pëmendet blerja nga Serbia e 20 mijë dronëve kamikazë nga Irani, ndërhyrja në zgjedhjet në Kosovë, vizita e ministrit të Jashtëm serb në Moskë, kidnapimi i 3 policëve të Kosovës, refuzimi për vendosje të sanksioneve ndaj Moskës dhe Teheranit e të tjera.

Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj
Lexo po ashtu Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj

Reagimi i Kearns erdhi pasi Stano, në një konferencë për media tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

“Qasja jonë është e balancuar. Sigurisht të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si sillën partnerët sa i përket çështjes së deeskalimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, u shpreh ai.

Stano theksoi se në këtë kontekst, nëse SHBA-ja sinkronizojnë qëndrimet dhe shohin se duhet të merren masa edhe ndaj Serbisë, atëherë do të ndodhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori