LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik i verës po arrin pikun e tij në Shëngjin – shqiptarët e Kosovës kryesojnë me numër

Sezoni turistik i verës po arrin pikun e tij në Shëngjin – shqiptarët e Kosovës kryesojnë me numër

Në plazhet e Lezhës, sezoni turistik i kësaj vere po arrin pikun e tij.

Si rezultat i rritjes së pastërtisë, qetësisë publike, trajtimit cilësor të ushqimit dhe kushteve akomoduese, pritshmëritë janë tejkaluar.


Këtë fakt bën të ditur për RTSH-në, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Sipas Ndreut “numrin më të lartë të pushuesve në plazhe, edhe këtë sezon e përbëjnë shqiptarët e Kosovës, por ka dhe shumë të huaj nga Amerika e shtete të Europës, sidomos nga Polonia, Çekia, Norvegjia e Gjermania, të cilët jo vetëm pushojnë në plazhe, por shumë prej tyre kanë blerë dhe apartamente banimi në bregdet”.

Problemi që ka të bëjë me ujin e pijshëm në Shëngjin, vijon Ndreu, ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të banorëve në sezon, e ujësjellësi ka mbetur po me atë kapacitet që ka patur me parë.

“Në këto kushte brenda vitit do fillojë puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të plotësojë gjithë nevojat e banorëve dhe pushuesve me ujë të pijshëm 24 ore pa ndërprerje”, tha ai.

Ndreu bëri me dije se “edhe Infrastruktura rrugore, do të arrijë standarte bashkëkohore, pasi me mbështetjen e qeverisë, vitin që vjen do nisi puna për ndërtimin e Bypassit të Shëngjinit, ndërtimin e rrugës Kune-Hidrovor dhe do rinisin punimet për përfundimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, ku në strukturën elitë të Ranës së Hedhun pritet të investohen deri në 70 milion euro. Ndërkohe pritet të fillojnë punimet edhe ne aksin kryesor Milot-Balldre”, njoftoi Ndreu.

I gjithë ky rrjet rrugor i përmirësuar do prekë standartet e avancuara të rrugëve europiane dhe do zgjidhë përfundimisht problemet e trafikut për gjithë zonën bregdetare të Lezhës./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori