LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si trajner i kombëtares së Italisë, pasi FIGC njofton se do të shpallë një zëvendësues “gjatë ditëve të ardhshme”.

Koha nuk mund të jetë më e keqe, pasi Azzurrët do të luajë ndeshjet vendimtare kualifikuese për Euro 2024 kundër Maqedonisë së Veriut më 10 shtator dhe Ukrainës më 12 shtator.


Italia e nisi grupin me humbjen 2-1 ndaj Anglisë dhe fitoren 2-0 jashtë vendit ndaj Maltës.

“Duke marrë parasysh ndeshjet e rëndësishme dhe të ngushta në kualifikimet për UEFA Euro 2024, emri i selektorit të ri do të shpallet gjatë ditëve në vijim”, thuhet në një deklaratë nga FIGC.

“Federata njofton se ka pranuar dorëheqjen e Roberto Mancinit si trajner i kombëtares italiane, e cila është marrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”.

“Prandaj mbyllet një faqe e rëndësishme në historinë e Azzurrit, pasi u hap në maj 2018 dhe u mbyll me finalet e Ligës së Kombeve 2023″, thuhet më tej në njoftimin e federatës italiane.

Është një tronditje, veçanërisht pasi vetëm pak ditë më parë Mancini u emërua si koordinator i skuadrave të ndryshme të të rinjve të Italisë, një rol që synonte t’i jepte atij më shumë fuqi në formimin e talenteve.

Mancini fitoi turneun Euro 2020 dhe vendosi një rekord të ri botëror të të gjitha kohërave të pamposhtur për një ekip ndërkombëtar.

Ai largohet nga Azzurrët pas 39 fitoreve, 13 barazime dhe nëntë humbje, në të cilat italianët shënuan 130 gola dhe pranuan 49. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori