LAJMI I FUNDIT:

​Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

​Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.

Sipas policisë, 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike.


Shkeljet e konstatuara janë: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të rinj.

“Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë”, u tha në njoftim.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Policia Kufitare dhe i ajo e Njësisë Policore Detare thonë se janë angazhuar maksimalisht në shërbim të sigurisë së pushuesve./kp/