Masat e BE-së, Rafuna: Pasoja në ekonomi, po dëmtohet imazhi në sytë e investitorëve të huaj
Janë bërë më shumë se një muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës si rrjedhojë e situatës në veri. Këto masa po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulëzim Rafuna thotë se kjo situatë po ndikon tek investitorët e huaj të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë.
Edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë deklaruar ditë më parë se nëse masat e BE-së mbesin gjatë në fuqi do të jenë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetari Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, duke treguar për sektorët që po pësojnë më së shumti nga këto masa, ka folur edhe për trendet ekonomike në vend dhe për kërkesën e bizneseve që të rrisin sërish çmimet pas shtrenjtimit të derivateve.
“Pasojat janë në dy aspekte negative, e para është çështja e imazhit për investitorët potencialë të cilët vijnë për të investuar në vendin tonë. Vendosja e masave ndëshkuese nuk ka qenë mesazh i mirë dhe nuk është mesazh i mirë. Jemi duke parë edhe tani që shumë investitorë të mëdhenj të cilët vijnë dhe paraqiten, kanë sugjerime prej vendeve të tyre, prej qeverive, prej organeve kompetente të tyre, që të kenë kujdes me investimet në Kosovë. Dhe një ndër arsyet janë pikërisht masat ndëshkuese që i vendosen Kosovës. E dyta, pasojë tjetër negative për shkak që ato fonde që ishte dashur të vijnë dhe të përfitojë Kosova sikurse çdo shtet tjetër i Ballkanit, siç është fondi prej 7 miliardësh për digjitalizimin, ne jemi përjashtuar dhe nuk kemi mundur të përfitojmë. Kështu që ato pasoja më së shumti i ndiejnë biznesi dhe qytetarët e Kosovës”, theksoi Rafuna.
Rafuna i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t´i shfuqizojë sa më shpejt këto masa.
“Ne kërkojmë që këto masa të shfuqizohen sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ne t’i kthehemi normalitetit dhe të përfitojmë sikur të gjitha vendet e tjera dhe të zhvillohemi sikur të gjitha bizneset e tjera të rajonit, duke përfituar prej Komisionit Evropian dhe të mos kemi edhe më tutje pasoja si rezultat i këtyre masave“, thotë ai.
Sipas tij, njëra prej fushave të ekonomisë që preket nga këto masa është edhe sektori privat, ai i IT-së.
“Këto masa janë vendosur që dy muaj, për momentin sektori më i prekur është sektori i IT-së, shkaku që nuk kemi përfituar prej Fondit të Digjitalizimit… Kështu që pasojat e para që i ka vërejtur është sektori i IT-së që nuk patëm mundësi të përfitojmë prej fondit të digjitalizimit, në total shuma e përfituar nga Fondi i digjitalizimit ka qenë 7 miliardë, tani se si është ndarë nuk e kemi ende atë. Mirëpo, pjesën tonë ne e kemi humbur si rezultat i vendosjes së këtyre masave. Por, nëse këto masa qëndrojnë në fuqi ende, ne do të shkojmë duke humbur dhe prej fondeve të tjera. Për arsye se në shtator do të ketë fonde të tjera që shpërndahen dhe vendet e BE-së nuk do të stagnojnë mosmarrjen ose mosshpëndarjen e këtyre fondeve për shkak se Kosova është nën vendosjen e këtyre masave“, thekson Rafuna.
Kryetari i OEK-ut ka theksuar se pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën në qoftë se këto masa qëndrojnë ende në fuqi nga Bashkimi Evropian.
Krahas kësaj, Rafuna theksoi se bizneset në vend janë duke “vuajtur” për investime kapitale dhe publike.
“Padyshim, që (ekonomia) do të pësojë dhe pasojat do të jenë të mëdha në qoftë se këto masa qëndrojnë ende në fuqi… Biznesi është duke vuajtur për investime kapitale, është duke vuajtur për investime publike”, thotë ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna ka folur edhe për trendet ekonomike në vend, cili theksoi se parashikimet për rritje ekonomike këtë vit janë 3.5 deri 3.7 për qind.
Rafuna tregon se rritja e çmimeve të derivateve ka shkaktuar një pasiguri te bizneset dhe kërkesë për rritje sërish të çmimeve për produktet tyre.
“Parashikimet tona sillen me ato që i kanë dhënë FMN-ja dhe Banka Botërore që në këtë vit rritja ekonomike do të sillet 3 deri 3.7 për qind, ashtu siç është duke shkuar trendi ekonomik sot derisa po flasim. Mirëpo, përkundër që inflacioni ka një stagnim, tani jemi duke parë që çmimi i derivateve ka filluar prapë të rritet, kjo rritje te biznesi ka filluar të shkaktojë një pasiguri, për arsye se derivatet dhe çmimi i energjisë elektrike janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e prodhimit. Dhe prapë ka filluar ajo pyetja se a do të ketë prapë rritje të çmimeve meqenëse po rriten (çmimet) e derivateve”, theksoi ai.
Edhe qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të derivateve, ku thonë se janë të papërballueshme për standardin jetësor në Kosovë.
Megjithatë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës po respektohet nga naftëtarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A