LAJMI I FUNDIT:

Deputeti grek takon Fredi Belerin në burg

Deputeti grek takon Fredi Belerin në burg

Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Takimi u zhvillua në ambientet e paraburgimit, ku Beleri po mbahet në lidhje me akuzat për blerje votash.

Në përfundim të takimit deputeti grek u shpreh se nuk është respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë në rastin e tij, pasi ai nuk është lejuar të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur.

Sipas tij, ky rast dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve.


Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

“I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, pse qeveria nuk e lejon të bëjë betimin si kryetar bashkie. Është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, tha deputeti. /Telegrafi/