LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka reaguar sërish lidhur me çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për televizionin publik grek ERT, Gerapetritis tha se “paraburgimi i Belerit është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës”.


Ai theksoi se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke theksuar se këto çështje çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni.

Greqia kërcënon me veto Shqipërinë
Lexo po ashtu Greqia kërcënon me veto Shqipërinë

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po qëllon këmbët e veta”, vuri në dukje Gerapetritis, duke paralajmëruar se çdo shkarkim i Belerit nga posti i tij do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Gerapetritis tha se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Duke thënë se mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane, ministri i Jashtëm grek shtoi se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori