LAJMI I FUNDIT:

Kurti refuzon të përgjigjet për zëvendësministrin Radomiroviq, për të cilin u tha se ishte pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë

Kurti refuzon të përgjigjet për zëvendësministrin Radomiroviq, për të cilin u tha se ishte pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me emërimin e Radoica Radomiroviqit, në postin e zëvendësministrit, për të cilin është përfolur ditëve të fundit në media, se ai ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në konferencën para Klinikës së Onkologjisë tha “nuk është vendi i duhur për pyetje të tilla, në një konferencë tjetër unë dhe zëdhënësi do të jemi të gatshëm”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Nenad Rashiq, ministri i Ministrisë për Kthime dhe Komunitete ka hedhur poshtë pretendimet se zëvendësi i tij, Radomiroviq ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.


“Normalisht që ky ka qenë propozim i imi. Unë u jam referuar organeve adekuate për një vërtetim, i cili pas 10 ditësh është kthyer si pozitiv, pra përgjigjja ka qenë se ky njeri nuk ka kurrfarë informacioni të keq që ka qenë i inkuadruar”, ka thënë ai.

Zyra e kryeministrit më 25 maj kishte njoftuar se Radoica Radomiroviq ishte emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti.

Ministria për Kthim dhe Komunitete drejtohet nga politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori