LAJMI I FUNDIT:

Aksion i përbashkët i policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kapen lënë narkotike me vlerë 200.000 euro

Aksion i përbashkët i policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kapen lënë narkotike me vlerë 200.000 euro

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me policinë greke, mbrëmjen e djeshme kanë konfiskuar rreth 40 kilogramë marihuanë në vlerë të 200.000 eurove.

Droga po transportohej nga 2 persona dhe ishte e paketuar në valixhe.

“Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale “Jug”, në afërsi të vendit të quajtur “Vrshnik Bara”, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rrethojës me tela, në territorin grek dhe më pas kanë kaluar vetë vijën kufitare. Për shkak të dyshimit se po transportohej marihuanë në thasë, Qendra Rajonale “Jug” në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Trafikimin e Paligjshëm të Drogës, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme, është njoftuar Shërbimi i Anti-drogë me qendër në Kilkis dhe Policia Kufitare greke dhe si rezultat nga veprimet e përbashkëta dhe të koordinuara të punonjësve të policisë nga të dy vendet, në një kohë të shkurtër u gjetën dy thasët me rreth 40 kilogramë marihuanë”, njoftojnë nga MPB.


Nga atje shtojnë se ky është aksioni i dytë i tillë i përbashkët që nga fillimi i gushtit mes dy forcave policore, ndërsa në të parën u parandalua transporti i 40 kilogramëve marijuanë, si pasojë e informacioneve të shkëmbyera mes Seksionit të Policisë Kriminale për Trafikun e Paligjshëm të Drogës, Qendra Rajonale Jugore dhe Shërbimi për luftën kundër drogës nga qyteti i Kilkeez./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori