LAJMI I FUNDIT:

Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime – Policia i gjen revole, kallashnikovë dhe fishekë në shtëpi të dyshuarit

Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime – Policia i gjen revole, kallashnikovë dhe fishekë në shtëpi të dyshuarit

Një person ka gjuajtur me armë zjarri ditën e enjte në fshatin Godanc i Epërm, Komuna e Shtimes.

Lidhur me rastin, Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur revole, fishekë dhe një armë AK-47.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/