LAJMI I FUNDIT:

Rrahu gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Rrahu gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Kaçanik.

Siç njofton Policia, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës edhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/