LAJMI I FUNDIT:

Vdes një grua në Obiliq, rasti nën hetim

Vdes një grua në Obiliq, rasti nën hetim
Foto: Ilustrim

Një grua pas disa probleme shëndetësore është dërguar nga familjarët për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, në Vushtrri, e më pas nga aty viktima është dërguar  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:25, në Obiliq.


Po ashtu, në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Raportohet se familjarët, viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/