LAJMI I FUNDIT:

Arifi takon ambasadorin Hill, flasin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës

Arifi takon ambasadorin Hill, flasin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për çështjen e shqiptarëve në Luginë.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill”.


“Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurtë!”, ka shkruar Arifi./Telegrafi/