LAJMI I FUNDIT:

Trajnerja Kirsten King zbulon se si e ndihmoi Rita Orën të arrinte një trup të përkryer

Trajnerja Kirsten King zbulon se si e ndihmoi Rita Orën të arrinte një trup të përkryer

Kirsten King cilësohet njëra nga trajneret më të mira ndërkombëtare.

Themeluesja e “Fluidform Pilates” ndihmon në trajnimin e klientelës së listës A në studiot e saj në Australi.


Së fundmi, ajo ka punuar me yllin britanik të muzikës pop dhe trajneren e “The Voice Australia”, Rita Ora.

Dyshja kanë punuar së bashku 5-6 herë në javë dhe Ora e ka përshkruar Kingun si një ‘engjëll’.

Rita Ora duket atraktive rrugëve të Londrës pas ushtrimeve në palestër
Lexo po ashtu Rita Ora duket atraktive rrugëve të Londrës pas ushtrimeve në palestër

“Ishte për të balancuar trupin e saj [të Ritës], duke i treguar asaj se nuk ka nevojë të fshikullojë veten për të bërë një stërvitje të shkëlqyer dhe për të arritur me të vërtetë trupin që dëshiron”, tha King për The Daily Telegraph.

Foto: Instagram

“Ne gjithmonë punojmë me të gjithë trupin – një ditë mund të jetë më i përqendruar në krahë, ditën tjetër mund të jetë më shumë ijet dhe te këmbët”, vazhdoi ajo.

“E bukura e seancave private, ose e grupit të vogël, ne do ta rregullojmë programin që t’ju përshtatet”.

Foto: Instagram

Kirsten së fundmi ka shpërndarë një video në Instagram ku tregon Ritën të djersitur gjatë një stërvitjeje në Fluidform.

‘RITA. Fluidform ka aftësinë për të ribalancuar jo vetëm trupin, por mendjen tonë. Ajo çliron hormonet tona të ndjenjës së mirë, duke zhvilluar një ndjenjë motivimi, besimi dhe fuqie”, shkroi Kirsten në mbishkrim.

Foto: Instagram

Krahas biondes, një tjetër e famshme që ushtron në Fluidform është edhe stilistja e PE Nation, Pip Edwards. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Magazina
E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar

E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar

Magazina

"Pusho në paqe Dritëro Agolli" - një modele shqiptare ia huq për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare

Magazina
Dani tregon arsyen se pse nuk u martua më asnjëherë pas vdekjes së bashkëshortes

Dani tregon arsyen se pse nuk u martua më asnjëherë pas vdekjes së bashkëshortes

Magazina
Adelina Berisha duket 'e nxehtë' në fotografitë e reja gjatë xhirimeve të klipit

Adelina Berisha duket 'e nxehtë' në fotografitë e reja gjatë xhirimeve të klipit

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Kalo në kategori