LAJMI I FUNDIT:

Një person fiton lotarinë prej 1.58 miliard dollarësh në Florida

Një person fiton lotarinë prej 1.58 miliard dollarësh në Florida

Një biletë e vetme e shitur në Florida është fituese e një xhekpoti prej 1.58 miliard dollarësh të “Mega Millions”, duke i dhënë fund disa javë pritjeje se kush do të fitonte çmimin kryesor.

Një dyqan ushqimor Publix në Neptun Beach shiti biletën fituese, sipas Lotarisë së Floridës.

Numrat fitues të hedhur të martën mbrëma ishin: 13, 19, 20, 32, 33 dhe topi i verdhë 14, raporton ap.


Fituesit e xhekpotit të Mega Millions janë kaq të rrallë falë probabilitetit një në 302.6 milionë.

Shumën prej 1.58 miliard dollarësh do të mund ta tërheq fituesi nëse zgjedh që këtë ta marr në mënyrë retroaktive për 30 vjet. Por, njerëzit zakonisht preferojnë opsionin e shumës së përgjithshme, e cila për çmimin e parë të së martës ishte rreth 783.3 milionë dollarë.

Paratë e çmimit i nënshtrohen taksave federale. Shumë shtete tatimojnë gjithashtu fitimet e lotarisë.

Një ligj në Florida që hyri në fuqi vitin e kaluar lejon që fituesit e çmimeve të lotarisë mbi 250 mijë dollarë të mbeten anonimë për 90 ditë.

Mega Millions luhet në 45 shtete, Uashington D.C. dhe Ishujt e Virgjër të SHBA-së.

Neptun Beach ka pak më shumë se 7000 banorë dhe është 26 kilometra në lindje të Jacksonville në Bregun e Atlantikut të Floridës. /Telegrafi/