Banorët e një qyteti italian u ankuan se nuk mund të flinin pasi këmbanat e kullës së kishës, të cilat binin prej 500 vitesh, u “heshtën” brenda natës me kërkesë të turistëve.
Qyteti i Pienzas në Toskanë, i listuar në UNESCO, është i famshëm për ndërtesat e tij të shekullit të 15-të, si Katedralja Pienza dhe Pallati Piccolomini, rezidenca verore e Papa Pius II, transmeton Telegrafi.
Kulla e sahatit të kishës dikur binte çdo 30 minuta. Por pas një sërë ankesash të turistëve se këmbanat nuk i linin të flinin, u mor vendimi për t’u heshtur nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit.
Ankesat erdhën nga mysafirë të huaj që qëndrojnë në bujtina, veçanërisht në verë, kur ata kanë më shumë gjasa të lënë dritaret hapur gjatë natës.
“Kemi marrë ankesa nga disa pronarë të bujtinave”, tha për The Telegraph, Manolo Garosi, kryebashkiaku i Pienzas.
“Ata ishin kryesisht nga pronat që janë afër sheshit kryesor dhe për këtë arsye afër kambanores”, shtoi ai.
Edhe pse kjo lëvizje qetësoi turistët, jo të gjithë vendasit janë të kënaqur me vendimin.
Disa pretendojnë se këmbanat janë “pjesë e strukturës së qytetit”, ndërsa të tjerë thonë se e kanë të vështirë të flenë pa tingujt e rregullt që janë mësuar të dëgjojnë gjatë gjithë jetës së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë gjithë po qeshin me një vendkalim për këmbësorë në Serbi
Mjeshtri sapo kishte mbaruar një punë të madhe, por gjithçka i shkoi dëm shkaku i qenit
Ka ngrënë 100 kilogramë dredhëza: Gjithçka filmoi, por shkaku i një detaji shumëkush nuk po i beson
Delfini hidhet jashtë pishinë gjatë performancës - publiku i erdhi menjëherë në ndihmë
Mbi 2.8 milionë shikime - foshnja provon për herë të parë puren e patateve
Një vajzë e vogël vendosi një kuti në kokë, ajo që ndodhi më pas bëri të qeshin miliona njerëz
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë