LAJMI I FUNDIT:

PDK: Me bekimin e Radoiçiqit, Qeveria ‘Zdravo’ po emëron zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit të Kosovës

PDK: Me bekimin e Radoiçiqit, Qeveria ‘Zdravo’ po emëron zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se emërimu i Radoica Radomiroviqit drejtor në Komunën e Leposaviqit, e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve publike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Deliu-Kodra tha se ky emërim i të birit të Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë, dëshmon se tashmë afera ‘Zdravo’ nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit.

“Dje, mediat raportuan edhe për një aderim të ri në institucionet e udhëhequra nga pushteti: Lulzim Hetemi, Kryetari i Leposaviçit nga Vetëvendosje, e ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviqit, Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë.


Siç po e shihni, tashmë, Afera Zdravo, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit, por është aferë që ka implikime direkte në shoqërinë dhe në shtetin tonë, e mbi të gjitha në vetë karakterin e shtetit tonë.

Para disa ditësh, në media doli një intervistë e ish-deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq, i cili, në përgjigje ndaj ‘kinse padisë’” nga ana e Mimoza Kusarit për përgjimet e Aferës Zdravo, i nxori edhe disa pretendime jashtëzakonisht shqetësuese, për të cilat, konsiderojmë se duhet të jenë të shqetësuar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në mes tjerash, u pa qartë se koordinimi në mes të Albin Kurtit dhe kriminelit Milan Radojçiq, është koordinim shumë më i thellë, e më i fortë, sesa përpjekjet idioteske të koalicionit ‘Zdravo’ për ta minimizuar atë”, theksoi ajo.

Sipas Deliu-Kodrës, u pa qartë se nga takimet e rregullta e të njëpasnjëshme të Kusarit me Simiqin, Qeveria Zdravo, ka zgjedhur njerëz nëpër institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq.

“Nga Simiqi mësuam se Radojçiqi e ka mbështetur Qeverinë Zdravo të Albin Kurtit, për shkak se përmes saj, ai ka realizuar interesat kombëtare të Serbisë.

Paramendoni, kemi një qeveri, e cila duke shkelur mbi karakterin e shtetit, i akomodon interesat kombëtare të Serbisë përmes koordinimit me një kriminel ordiner si Milan Radojçiq. Kjo është ajo çfarë na shqetëson dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Dhe për fund, kuptuam po ashtu se Mimoza Kusari, protagonistja e aferës Zdravo, në fakt paska mundësi të jetë protagoniste edhe e shumë përgjimeve të tjera, për të cilat paralajmëroi Simiqi, gjë që dëshmon qartë se ne dhe qytetarët e Kosovës, mund të kemi parë vetëm një pjesë fort të vogël, të llumit të madh anti-shtetëror, antikombëtar e anti-institucional, në të cilën është përfshirë qeveria Zdravo, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari”, theksoi ajo.

PDK kërkoi nga organet  e rendit që të hetojnë secilën veprimtari të protagonistëve të aferës ‘Zdravo’ dhe nga organet e sigurisë kombëtare, në mënyrë që siç thanë “të sigurohen se përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit, të mos jenë duke kryer ndonjë akt antikombëtar e anti-shtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë, të cilat interesa, sot mbrohen e realizohen përmes Albin Kurtit, Mimoza Kusarit e Milan Radojçiqit”.

Po ashtu, deputetja Deliu-Kodra ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“E përsërisim edhe një herë se katandisja e përgjithshme e vendit nga qeveria ‘Zdravo’, është duke iu kushtuar qytetarëve në çdo drejtim, prandaj ne duam zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, degradimit e shthurjes së çdo gjëje që ‘Zdravo’ Qeveria e ka nisur tash e gati tre vite”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori