Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Agjenci për Regjistrimi të Bizneseve të Kosovës (ARBK), deri më tani ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve me përmbajtje antikushtetuese.
Në njoftimin e MINT, thuhet se “pas pranimit të raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese, ARBK, deri më sot, ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve”.
“Shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë,, transmeton Telegrafi.
Sipas MINT, këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj.
Lista e shoqërive tregtare që kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që cenojnë Republikën e Kosovës, e të cilave iu është shfuqizuar certifikata e biznesit nga ARBK-ja:
BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.)
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.
THE BUSINESS CLUB L.L.C.
LIRIAN CARS L.L.C.
BUS SOFTËARE SH.P.K.
GLOBOSOS SH.P.K.
AGENCY S&E SH.P.K.
DEVOLLI GROUP SH.P.K.
VITALAND L.L.C.
BEYOND SH.P.K.
ELBA PARTNERS L.L.C.
PITE KATUNI SH.P.K.
MINT thotë se shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Në ndërkohë, ARBK ka vazhduar të bëjë edhe regjistrimin e bizneseve të reja, të cilat kanë aplikuar sipas kërkesave ligjore, me dokumente valide dhe me përmbajtje në pajtim me frymën kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
“Vetëm për dy ditët e fundit, pra me 7 dhe 8 gusht 2023 në sportelet zyrtare të ARBK-së janë regjistruara 86 shoqëri tregtare te reja, prej të cilave janë 33 biznese individuale (B.I) dhe 53 biznese shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K)”.
MINT thotë se ARBK mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të shpejta dhe të sigurta për bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës, por gjithnjë duke u kujdesur që gjatë këtij procesi të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker