Në Kosovë në javën e parë të gushtit ndodhën dy vrasje ku të dyshuarit e përfshirë kishin të kaluar kriminale.
Vrasja që ndodhi më katër gusht në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës ku mbeti i vdekur një person e disa të plagosur, kishte të përfshirë të dyshuar që ishin recidivistë të shumë veprave penale.
Po ashtu edhe i dyshuari për vrasjen e së hënës në një lokal në Klinë, Tush Frroku, në të kaluarën ka kryer edhe vepra tjera penale.
Prokuroria Themelore në Pejë kishte njoftuar se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Në lidhje me këtë, avokati, Anton Ndrecaj ka thënë se këto vrasje janë dështim i hallkës zinxhirore të organeve të sigurisë dhe të drejtësisë.
Në emisionin “FIVE”, Ndrecaj ka thënë se ndonëse korniza ligjore është kogja e strukturuar, zbatimi i kësaj kornize në praktikë lë për të dëshiruar.
“Ne vazhdimisht e kemi thënë, dështimi i hallkës zinxhirore të organeve të sigurisë dhe të drejtësisë, kohëve të fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve që kanë përfunduar me fatalitet, dhe jemi dëshmitarë se personat që kanë kryer ato vrasje kanë pasur të kaluar kriminale dhe ndaj tyre ka pasur masa/sanksione mu për shkak të dështimit të drejtësisë. Korniza ligjore është kogja e strukturuar, zbatimi i kësaj kornize në praktikë lë për të dëshiruar, kjo i motivon recidivistët të vazhdojnë më tutje me qëllimet e tyre, natyrisht ne si shoqëri në fund po i përjetojmë pasojat”, ka thënë Ndrecaj.
Ndërsa në anën tjetër, sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se nuk ka gjë më të keqe për një shoqëri kur dhuna kthehet në normalitet.
“Shoqëria jonë është në krizë, përvec papunësisë dhe migrimit të pakontrolluar, ne kemi edhe dhunën e cila pothuajse është bërë përditshmëri. Nuk ka më të keqe për një shoqëri kur dhuna bëhet normalitet, sepse ajo pastaj çon në anarki”, ka thënë Brajshori.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme të analizohen arsyet pse vjen situata deri në këtë pikë, pasi siç thotë ai, prokuroria dhe gjyqësia mbyllin sytë para kriminelëve të cilët lihen ende të lirë pas kryerjes së shumë veprave penale.
“Ne jemi në periudhë tranzicioni prej pasluftës, duhet të analizojmë situatat pse na binë deri në këtë pikë. Fatkeqësisht nuk kemi bërë hulumtim afatgjatë por secili nga ne kemi bërë hulumtime vetanake, prokuroria dhe gjyqësia e kanë rolin kryesor, mjaft kriminela kanë me mijëra vepra penale dhe enden të lirë, afro një mijë recedivista enden të lirë. Gjyqësia po i mbyll sytë përballë kriminelëve të tillë, ndoshta e kanë përkrahjen politike e financiare, mirëpo definitivhst, rinia jonë e cila është prirur të jetë mirë e ka shpresën vetëm drejt liberalizimit të vizave”, ka theksuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje