LAJMI I FUNDIT:

Fillon ndërtimi i kullës më të lartë në Tiranë, PD dorëzon padi për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion

Fillon ndërtimi i kullës më të lartë në Tiranë, PD dorëzon padi për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion

Kulla më e lartë që pritet të ndërtohet në Tiranës, e quajtur ndryshe “Mali i Tiranës” ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Anëtarë të Këshillit Bashkiak pjesë e Partisë Demokratike, dorëzuan mesditën e sotme një padi dhe janë shprehur se do t’i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar.


Padia u depozitua nga Enriketa Papa e cila bëri me dije se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Në media është aluduar se pas ndërtimit të kësaj kulle fshihet një biznesmen i njohur që ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën, për këtë Papa u pyet, por nuk preferoi të japë emra në një deklarata të bërë mediat.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha ndër të tjera Papa.

Pak ditë më parë filloi zyrtarisht ndërtimi i kullës në një zonë që më parë ka qenë lulishte mbas Tetatrit të Operas në qendër të Tiranës.

Ndërtimi i kullës ka shkaktuar reagim të fortë publik dhe protesta të shoqërisë civile, anëtarëve të “Lëvizjes Bashkë” dhe qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori