LAJMI I FUNDIT:

Shtetasja daneze sulmon bashkëshortin, vëllai motrën e bashkëshorti gruan – rastet e dhunës në familje në 24-orët e fundit

Shtetasja daneze sulmon bashkëshortin, vëllai motrën e bashkëshorti gruan – rastet e dhunës në familje në 24-orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh.

Siç bëhet e ditur rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Prizren, Gjakovë, Malishevë,

Prishtinë,  07.08.2023 – 14:05. Pas një mosmarrëveshje verbale  e dyshuara femër me shtetësi të  Danimarkës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


Lipjan, 07.08.2023 – 18:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 07.08.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren  07.08.2023 – 15:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara ne kërkim policor.

Malishevë, 07.08.2023 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij viktimave kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 07.08.2023 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e shqetësuar dhe përndjekur duke e përcjellë gjatë shkuarjes në punë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 07.08.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 06.08.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/