LAJMI I FUNDIT:

A është zvogëlimi i lukthit zgjidhje për sëmundjen e Obezitetit?

A është zvogëlimi i lukthit zgjidhje për sëmundjen e Obezitetit?

Miliona njerëz në mbarë botën sot përballen me obezitetin ose mbipeshën, dhe të njëjtit kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një sërë problemesh potencialisht serioze shëndetësore.

Viteve të fundit shumë persona të cilët janë përballur me këtë lloj sëmundje, kanë pranuar që të bëjnë zvogëlimin e lukthit e cila është metoda më e zakonshme kirurgjikale për pacientët me mbipeshë.

Ankara, Antalya, Izmir dhe Stamboll janë qytetet e preferuara në Turqi, ku njerëzit preferojnë të shkojnë për trajtimin e tyre mjekësor. Kjo ka qenë e mundur për shkak të burimeve të disponueshme mjekësore, spitaleve të furnizuara mirë, personelit mjekësorë me përvojë, inteligjencës teknologjike dhe çmimeve të volitshme.

Kirurgjia e zvogëlimit të stomakut kryhet në pacientët me indeks të masës trupore mbi 40% ose në pacientë me indeks të masës trupore prej 30% por që kanë kushte të tilla si diabeti, hipertensioni dhe astma.

Nëse duhet të japim një përqindje mesatare, afërsisht 80% e stomakut/lukthit tuaj hiqet në këtë operacion. Emri tjetër i operacionit i zvogëlimit të lukthit është ngushtimi stomakut.

Me operacionin zvogëlimin të lukthit, me një sasi të vogël të ushqimit, arrini ndjenjën e ngopjes. Përveç efektit të reduktimit të volumit, heqja e pjesës të stomakut, veçanërisht pjesa që në mjekësi quhet fundus, ofron përmirësim dhe në shumë raste shërim të plotë të sëmundjeve si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe sëmundja e kolesterolit të cilat janë veçanërisht sëmundje të lidhura me obezitetin.

Tashmë operacionet e këtilla bariatrike kryhen me metodën e mbyllur, pra laparoskopike. Për të kryer këto operacione në një kohë të shkurtë dhe të sigurt përdoren materiale të teknologjisë së lartë. Më i rëndësishmi është materiali që quhet stapler.

Përpara se personi t’i nënshtrohet një operacioni për zvogëlimin e stomakut, duhet të kryhen të gjitha analizat dhe kontrollet e nevojshme nga mjeku që do të kryejë aplikimin. Në këto kontrolle, mjeku vlerëson nëse pacienti është fiziologjikisht dhe psikologjikisht i gatshëm për operacionin e mëngës gastrike.

Pas operacionit të zvogëlimit të stomakut, që është një procedurë e rëndësishme kirurgjikale, personi do të shpëtojë nga çrregullimet e lidhura me peshën.

Cilat janë përvojat e pacientëve të cilët kanë kryer këtë ndërhyrje?

Qëndresa Dema është njëra nga shumë pacientë të tjerë që përmes Qendrës për Konsulencë Mjekësore “Një Mjek”, ka kryer operacionin e zvogëlimit të lukthit në njërin nga spitalet në Stamboll të Turqisë.

Qëndresa tregon përvojën e saj pas kësaj ndërhyrje.

“Afërsisht që dy muaj kam kryer operacionin e zvogëlimit të lukthit dhe deri më tash kam humbur 19 kilogramë. Sa i përket eksperiencës time gjatë procedurës kam kaluar mirë te Prof. Atabey, nuk kam pasur asnjë komplikim. Tani ka vetëm dy muaj pas operacionit dhe po ndihna si një person krejtësisht tjetër. Më herët kam pasur probleme me frymëmarrje dhe dhimbje të gjunjëve.” ka thënë Qëndresa.

Ajo i ka rekomanduar që “të gjithë ata që dëshirojnë që me e transformu jetën e vet, të merr një vendim të këtillë se ja vlen dhe të drejtoheni te Një Mjek  me të cilët eksperienca ime ishte tepë tepër e mirë.”

Ushqimet e lejuara pas zvogëlimit të lukthit?

Regjimi pas operacionit  përbëhet nga disa faza. Sa zgjat secila faze dhe çfarë mund të hani dhe pini duhet te përcaktohet nga mjeku juaj nutricionist.

Të gjitha fazat theksojnë rëndësinë e kontrollit e sasisë së ushqimit. Ky zakon do t’ju ndihmojë të vazhdoni të humbni peshë dhe t’ju përgatisë për mënyrën se si do të ushqeheni për pjesën tjetër të jetës tuaj.

Faza 1: ushqime të lëngshme

Gjatë fazës së parë, ushqyerja juaj duhet të bëhet në mënyrë të tille që të ndihmojë trupin të shërohet nga operacioni dhe të  shmangen ndërlikimet post operacioni. Ditët e para, lejohet te pihen disa litra ujë në mënyrë që stomaku mos të sforcohet nga marrja e ushqimit.

Me pas mund te merren lëngje te tilla si: kafe dhe çaj pa kafeinë, qumësht i skremuar, supë e hollë dhe lëng perimesh, lëngje pa ëmbëlsues dhe xhelatinë pa sheqer

Faza 2: regjim me ushqime më pak të lëngshme

Kjo fazë përbëhet nga ushqime që kanë një qëndrueshmëri të trashë, si pudding(kremoze). Erëzat pikante mund të irritojnë stomakun, prandaj shmangni këto plotësisht ose provojini një nga një. Shmangni frutat dhe perimet që kanë shumë fara, të tilla si luleshtrydhe ose kivi. Gjithashtu duhet të qëndroni larg ushqimeve me shumë fibra, të tilla si brokoli dhe lulelakra.

Në vend të këtyre, zgjidhni ushqime si: fruta; mollë, banane, pjeshke, kajsi, dardhë ananas, pjepër. Perime si: spinaq, karrota, kungull ,bishtajore. Proteina si: kos, djathë dhie, rikota, mish i kuq, mish pule, mish gjel deti, mish peshku i bardhe, vezë

Sidoqoftë, në këtë fazë, është e rëndësishme të mos konsumohen lëngje gjatë vakteve.

Faza 3: Dieta me ushqime të buta

Faza e tretë fillon kur nutricionisti juaj vendos që duhet të kaloni në konsumin e ushqimeve te buta si: vezë jo shumë të ziera, mish i bluar, peshk i bardhë i pjekur ose i zier me avull, fruta të konservuara, të tilla si pjeshkë ose dardhë.

Është e rëndësishme të konsumoni nga pak dhe në porcione të vogla.

Faza 4: Stabilizimi

Faza e katërt e dietës së operacionit të ngushtimit të stomakut përfshin rifutjen e ushqimit të ngurtë. Zakonisht fillon rreth 2 muaj pas operacionit.

Për shkak se stomaku juaj është shumë më i vogël, do t’ju duhet ende ta copëtoni ose ta bluani ushqimin tuaj ngadalë në kafshime të vogla. Pjesë të mëdha të ushqimit mund të shkaktojnë një bllokim, i cili mund të çojë në dhimbje, të përziera dhe të vjella.

Eliminoni çdo ushqim që shkakton shqetësim në stomak, të vjella ose të përziera.

Disa ushqime dhe pije nuk duhet të konsumohen ende , të tilla si ato që janë të vështira për tu tretur. Kjo përfshin: perime me fije të tilla si bishtajat e bizeleve; kokoshka, misër në kalli, pije të gazuara, të tilla si sode, mish i fortë, ushqime të skuqura, ushqime krokante, të tilla si granola, fara dhe fruta te thata, bukë dhe produkte të bukës.

Rreth 4 javë pas operacionit, mund të jeni në gjendje të rifilloni të hani normalisht por sigurisht, në sasi më të vogël.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Kalo në kategori