Të hënën rreth orës 16:40 si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur, ndërkaq viktima pavarësisht që është dërguar në Spitalin e Pejës nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi kishte bërë të ditur se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.
Më pas Policia në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e braktisur të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen që ndodhi në një lokal në Klinë.
Policia është në kërkim të të dyshuarit, dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur dhe gjatë arratisjes i dyshuari nën kërcënimin e armës nga një qytetar ka grabitur veturën dhe është larguar në drejtim tё Gurrakocit. Njësitet relevante janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe me të arritur në fshatin Kosh-Istog është gjetur vetura e braktisur ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.
Përmes komunikatës për media, Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.
“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se në rrugën ‘Leonard Palucaj’ – Klinё, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinё, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në fund.
Në orët e mbrëmjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, i është vënë në kërkim Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelas në një lokal në Klinë.
Policia thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: Vrasje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend