LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i Ardita Sinanit në kufi, Kamberi: Policia e Vulinit po synon të nxisë tensione në Luginë

Ndalimi i Ardita Sinanit në kufi, Kamberi: Policia e Vulinit po synon të nxisë tensione në Luginë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Kamberi ka thënë se ka kërkuar sqarime nga Policia në Preshevë dhe ministri i Punëve të Brendshme lidhur me këtë incident, duke shtuar tutje se policia politike e Vulinit po synon të nxisë tensione në Luginë, transmeton Telegrafi.

“Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryeministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë „liste të personave të kërkuar“. Sqarime tjera nuk kanë dhënë. Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”, thotë ai.


Këshilltarja e Kurtit thotë se u ndalua mbi një orë nga policia serbe në kufi
Lexo po ashtu Këshilltarja e Kurtit thotë se u ndalua mbi një orë nga policia serbe në kufi

Tutje, Kamberi ka shtuar tutje se ndërkombëtarët po përkëdhelin Serbinë.

“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”, shton ai.

Ndryshe, Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Sinani ka thënë se nuk ka marrë asnjë sqarim për arsyen e ndalimit ndërsa ka theksuar se ky rast do të jetë shtyje më e madhe për të folur me zë të lartë për diskriminim shtetëror serb ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori