LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy gra në Ferizaj

Zhduken dy gra në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj janë zhdukur dy gra.

Siç njofton Policia, njëri rast ka ndodhur më datën 5 dhe tjetri më 6 gusht, transmeton Telegrafi.

Sipas familjarëve të tyre, ato janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tyre.


Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

Ferizaj, 06.08.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj , 05.08.2023-12:15 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. /Telegrafi/