LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 52 vjeçari në Vushtrri, policia i gjen armë në veturë

Arrestohet 52 vjeçari në Vushtrri, policia i gjen armë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim të kundërligjshëm janë gjetur dhe konfiskuar:


– një (1( armë e llojit “pistoletë’ me 15 fishekë
– një shufër metali
– një palë dorëza
– një kapelë maskë e zezë
– një mjet i mprehtë brisk

Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është inetrvistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/