LAJMI I FUNDIT:

Milatoviq: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi

Milatoviq: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi edhe njëherë se për vendin që drejton, Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk do të ketë vendim tjetër.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, tha Milatoviq për RTV Sllovenia.

Në prill të këtij viti, partitë pro-ruse malazeze iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton evropaelire në gjuhën serbe.


Presidenti i Malit të Zi në Beograd: Ka tema në të cilat nuk ndajmë qëndrime të njëjta me Serbinë, Kosovën e kemi njohur më 2008
Lexo po ashtu Presidenti i Malit të Zi në Beograd: Ka tema në të cilat nuk ndajmë qëndrime të njëjta me Serbinë, Kosovën e kemi njohur më 2008

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit.

Ky i fundit humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit gusht të vitit 2020, ku fitues dolën Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA.

Ai shprehu shpresën se shteti malazez me ndihmën e partnerëve strategjikë, të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në 4-5 vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Sulm masiv me dronë në rajone të ndryshme të Rusisë

Sulm masiv me dronë në rajone të ndryshme të Rusisë

Evropa
Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se Trump do të dënohej për ndërhyrje në zgjedhje, po të mos bëhej president

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se Trump do të dënohej për ndërhyrje në zgjedhje, po të mos bëhej president

Amerika
NATO me mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik

NATO me mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik

Evropa
Trump thotë se marrëveshja e paqes në Gaza

Trump thotë se marrëveshja e paqes në Gaza "deri në fund të javës"

Botë
“Unë isha në qendër të Kievit, Putini asnjëherë” - thotë Biden teksa vlerëson politikën e jashtme gjatë presidencës së tij

“Unë isha në qendër të Kievit, Putini asnjëherë” - thotë Biden teksa vlerëson politikën e jashtme gjatë presidencës së tij

Botë
Kalo në kategori