LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite, këshilltari i Zelenskyt: Bisedimet deri më tani janë produktive

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite, këshilltari i Zelenskyt: Bisedimet deri më tani janë produktive

Takimi i dytë për rivendosjen e paqes në Ukrainë po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, ku sot marrin pjesë më shumë se 40 vende.

Një zyrtar i lartë nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e paqes, deri më tani, kanë qenë produktive, raporton cnn.


“Ne patëm një bisedë jashtëzakonisht të sinqertë, të hapur, gjatë së cilës përfaqësuesit e secilit vend mund të shprehnin pozicionin dhe vizionin e tyre”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Ai shtoi se të gjithë pjesëmarrësit demonstruan përkushtimin e vendeve të tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. Ai i përshkroi konsultimet e paqes si “shumë produktive”.

Në mesin e pjesëmarrësve janë zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina, India, Afrika e Jugut dhe Turqia. Rusia nuk ishte e përfaqësuar.

Pjesëmarrësit në bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite refuzuan të bëjnë një deklaratë të përbashkët.

Ndryshe, takimet ka të ngjarë të përqendrohen më shumë rreth fazave të bisedimeve sesa hapave konkretë drejt paqes, pasi Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të shprehin kushte që janë të papranueshme për njëra-tjetrin. Pavarësisht gjithë kësaj, konferenca po ndiqet nga afër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori