LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora befasohet nga burri i saj në skenë, puthet me të para mijëra spektatorëve në koncert

Rita Ora befasohet nga burri i saj në skenë, puthet me të para mijëra spektatorëve në koncert

Rita Ora dukej senzacionale e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ngushtë teksa u ngjit në skenë, në Big Slap Festival në Suedi të shtunën mbrëma.

Këngëtarja shqiptare ka festuar përvjetorin e parë të martesës me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, 47 vjeç, duke e nxjerrë atë në skenë për herë të parë, shkruan DailyMail.


Çifti i dashuruar shpejt u përqafuan dhe u puthën në skenë para shikuesve të festivalit kur Rita ndaloi performancën, për të pritur burrin e saj në skenë.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, teksa dukej bukur në kostumin i cili kishte një dekolte dhe një prerje të madhe që tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Dy javë nga lansimi, albumi "You & I" i Rita Orës vazhdon të jetë në Top 10 albumet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar
Lexo po ashtu Dy javë nga lansimi, albumi "You & I" i Rita Orës vazhdon të jetë në Top 10 albumet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” i shtoi centimetra lartësisë së saj me një palë çizme metalike me lidhëse dhe vendosi një palë syze ngjyrë rozë.

Rita e kompletoi veshjen e saj me një numër unazash shumëngjyrëshe dhe një palë vathë të koordinuar me rrathë.

Ndërkohë regjisori me origjinë nga Zelanda e Re, Taika dukej gjithashtu elegant i veshur me një xhaketë blu dhe pantallona të ngjashme, të cilat i kombinoi me një këmishë të guximshme me lule.

Ai u pa duke fotografuar gruan e tij magjepsëse në prapaskenë.

Rita Ora publikon klipin e këngës "You & I", i cili shoqërohet me pamjet e dasmës së saj
Lexo po ashtu Rita Ora publikon klipin e këngës "You & I", i cili shoqërohet me pamjet e dasmës së saj

Rita nuk e kurseu buzëqeshjen e saj teksa dha një shfaqje shumë energjike, duke interpretuar në skenë disa nga hitet e saj.

Ylli i muzikës pop u pa më vonë në prapaskenë me një peshqir të mbështjellë mbi njërën shpatull dhe mbante një pije të madhe të nxehtë.

E veshur me një mini fustan elegant me material xhins, Rita qëndroi e buzëqeshur teksa pozoi me French Montanan në festival.

Ajo veshi një palë çizme xhinse të gjata deri te gjunjët dhe për aksesorë vendosi një palë syze ngjyrë blu.

Ndërkohë reperi French, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch, dukej gjithashtu me stil me një kapuç portokalli dhe xhinse të zeza.

Ky koncert vjen pak kohë pasi Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa pamje të dasmës së saj me Taikan, të mbajtur një vit më parë.

Artistja e lindur në Kosovë i përfshiu këto pamje në klipin e këngës së saj më të re, “You & I”.

Rita Ora kundërpërgjigjet për komentet negative që ka marrë për lidhjet e shumta: Po pres që një mashkull që ka pasur shumë të dashura, të kritikohet si unë
Lexo po ashtu Rita Ora kundërpërgjigjet për komentet negative që ka marrë për lidhjet e shumta: Po pres që një mashkull që ka pasur shumë të dashura, të kritikohet si unë

Në krijimtarinë e shkrepur bukur, Rita dokumentoi ditën e saj të madhe, duke filluar me një vështrim nga prapaskenat e përgatitjes së saj si nuse.

Pamjet e mrekullueshme përfshinin gjithashtu momentin kur Taika pa gruan e tij të ardhshme për herë të parë teksa ajo ecte nëpër altar.

Dyshja po gufonin nga lumturia teksa u bënë çift i martuar dhe shkëmbyen një puthje të parë pasionante si burrë e grua.

Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm, vitin e kaluar në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Magazina
E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar

E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar

Magazina
Adelina Berisha duket 'e nxehtë' në fotografitë e reja gjatë xhirimeve të klipit

Adelina Berisha duket 'e nxehtë' në fotografitë e reja gjatë xhirimeve të klipit

Magazina

"Pusho në paqe Dritëro Agolli" - një modele shqiptare ia huq për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Dani tregon arsyen se pse nuk u martua më asnjëherë pas vdekjes së bashkëshortes

Dani tregon arsyen se pse nuk u martua më asnjëherë pas vdekjes së bashkëshortes

Magazina
Kalo në kategori