LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare
Foto: Arkiv

Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme sa i përket kolonave.

Në dy vendkalimet e lartcekura janë krijuar kolona në hyrje dhe në dalje, transmeton Telegrafi.


Në dalje të Merdares kolonat arrijnë deri 700 metra, kurse në dalje te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 300 metra, pritja e qytetarëve po zgjat deri në dy orë.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se në hyrje te Merdares, kolonat janë deri në 600 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë kolonat janë deri 200 metra.

Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/