Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka tash e sa muaj që është rikthyer në Shqipëri nga Zelanda e Re.
Ajo ka ndër mend që t’i rikthehet shumë shpejt muzikës, por ka diçka në tregun muzikor shqiptar që nuk po i pëlqen dhe nuk ka nguruar që ta adresojë këtë çështje.
Vesa përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ka kritikuar disa kolegë të saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite të Vesës ndër vite, në koncertet e tyre.
Interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi” u bëri apel këngëtarëve që minimumi të marrin leje nga ajo për interpretimin e këngëve të saj, dhe jo t’i këndojnë ato pa marrëveshje.
“More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme. Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit. S’po kuptoj çka po merreni me këngët e mia një herë. Të paktën tregohuni zotërinj ose koleg nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje, sepse me kënaqësi jua jap atë leje, por jo kështu sepse nuk bën”, ka thënë këngëtarja nga Prishtina.
Vesa përndryshe në vitin 2017 ishte shpërngulur bashkë me djalin dhe bashkëshortin e saj në Zelandë të Re, gjersa ka pak muaj që janë rikthyer sërish në vendlindje për një afat të pacaktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
Përpara se të mbahen çmimet Grammy, Beyonce me njoftim për fansat
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Shokon Shqipja: Valbona ka lidhje jashtë, është duke luajtur shumë keq
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos