LAJMI I FUNDIT:

Dyluftimi mes dy “titanëve të teknologjisë” po vjen, Musk thotë se dueli i tij me Zuckerbergun do të transmetohet në “X”

Dyluftimi mes dy “titanëve të teknologjisë” po vjen, Musk thotë se dueli i tij me Zuckerbergun do të transmetohet në “X”

Kohët e fundit ka pasur raportime për një dyluftim mes 2 “titanëve të teknologjisë”, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Por para disa javësh ky dyluftim u vë në pikëpyetje, pasi kishte thashetheme se kjo nuk do ndodhte.


Mirëpo, duket se vet Musk i ka hedhur poshtë këto thashetheme me një postim në profilin e tij në 𝕏, ku shkroi se ky dyluftim do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën të cilën ai e kishte blerë tetorin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Madje ai tha se të gjitha të ardhurat do dhurohen në organizatat e bamirësisë për veteranët.

Qeveria italiane e hapur si nikoqire për ‘duelin e titanëve’ mes Musk dhe Zuckerberg në Koloseumin e Romës
Lexo po ashtu Qeveria italiane e hapur si nikoqire për ‘duelin e titanëve’ mes Musk dhe Zuckerberg në Koloseumin e Romës

“Dyluftimi Zuck v Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në 𝕏. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët”, shkruhej në postimin e tij.

Në një postim paraprak ai kishte thënë se është duke ushtruar me pesha dhe se po përgatitej për dyluftimin.

Shefi i UFC-së: Përleshja midis Musk dhe Zuckerberg do të ishte më e madhja ndonjëherë në historinë e botës
Lexo po ashtu Shefi i UFC-së: Përleshja midis Musk dhe Zuckerberg do të ishte më e madhja ndonjëherë në historinë e botës

“Jam duke ngritur pesha gjatë gjithë ditës, në përgatitje për dyluftimin. Nuk kam kohë për të ushtruar, kështu që unë thjesht i marr me vete në punë”, ishte postimi i Elon.

Vlen të ceket se vendi dhe koha e dyluftimit mes dy “titanëve” nuk janë konfirmuar ende. /Telegrafi/

"Më dërgo lokacionin" - Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t'u ndeshur në 'një luftë kafazi'
Lexo po ashtu "Më dërgo lokacionin" - Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t'u ndeshur në 'një luftë kafazi'

Në trend Teknologji

Më shumë
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Microsoft përgatiti një rival për Google Play Store dhe App Store

Microsoft përgatiti një rival për Google Play Store dhe App Store

Lojëra
Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të inteligjencës artificiale në duart e gabuara?

Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të inteligjencës artificiale në duart e gabuara?

Teknologji
Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro

Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad Pro

Teknologji
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Teknologji
Kalo në kategori