LAJMI I FUNDIT:

David dhe Victoria Beckham fotografohen duke kaluar çaste intime bashkë në super jahtin e tyre milionësh

David dhe Victoria Beckham fotografohen duke kaluar çaste intime bashkë në super jahtin e tyre milionësh

Victoria Beckham dukej tipike elegante të enjten teksa iu bashkua bashkëshortit David dhe miqve të tjerë në superjahtin e tyre në vlerë pesë milionë funte (4.5 milionë euro) në Miami.

Dizajnerja e modës, 49 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi të hollë, ndërsa kishte në dorë një gotë verë dhe qëndronte pran futbollistit të pensionuar, 48 vjeç, në anijen 93.5 metra të gjatë, të quajtur ‘Seven’.


Çifti dukeshin shumë të relaksuar teksa shoqëroheshin me miqtë Isabela Grutman dhe Andrea Rajacic gjatë ditës së lirë në Riva Argo, shkruan DailyMail.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” u duk se ishte pa sytjena nën fustanin e saj të stilit midi, të cilin e kombinoi me aksesorë si syze të diellit të zeza.

Ndërkohë, David kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra të kuqe, duke e mbrojtur fytyrën nga dielli me një kapele sportive.

Katër fëmijët e çiftit nuk dukeshin të pranishëm, me çiftin që duket se ishin duke shijuar pak kohë të rriturish me një grup miqsh.

David dhe Victoria gjetën ende një moment për pak kohë vetëm me njëri-tjetrin, pasi të dy u panë duke u çlodhur në një divan në kuvertën e sipërme.

Victoria dukej veçanërisht pa stres, duke pirë një gotë verë të bardhë, ndërsa ndërthurte këmbët e saj të zhveshura me burrin e saj – i cili po shikonte në telefonin e tij.

David me krenari e quajti jahtin e tij luksoz sipas numrit të tij ikonik të fanellës që kishte veshur për gjashtë vjet ndërsa luante për Manchester United, ai gjithashtu mbante numrin shtatë për ndeshjet ndërkombëtare për Anglinë.

‘Seven’ gjithashtu ka një kuptim të veçantë për David dhe Victoria pasi është edhe emri i mesëm i vajzës së tyre Harper.

Jahti mund të strehojë deri në 10 të ftuar në pesë dhoma, me katër anëtarë të ekuipazhit në bord të gatshëm për të shërbyer çdo nevojë të familjes së famshme.

Jahti ka një shpejtësi lundrimi prej 20 nyjesh dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 30 nyjesh, ndërsa mund të përshkojë një distancë prej 300 milje detare pa pasur nevojë për karburant.

Anija mahnitëse krenohet me një platformë të zgjeruar noti, kuvertë plazhi dhe ka dy motorë që gjenerojnë 2400 kuaj fuqi secili.

Alberto Galassi, shefi ekzekutiv i prodhuesit të anijeve “Ferretti” që ka ndërtuar jahtin tha: “Ka kaq shumë çelik në këtë varkë – dhe xham. Jemi të rrethuar me xham. Është një lloj pallati i vogël prej kristali”.

Ai vazhdoi: “Ne shesim emocione, ne shesim kënaqësi, ne shesim argëtim, ne shesim një kohë të mirë, ne nuk shesim varka. Ne shesim një mënyrë të këndshme të jetesës”.

Varka e tyre e re është ankoruar pranë apartamentit nën çati prej 19 milionë funtesh të familjes në Miami.

Kohët e fundit ka qenë një kohë festive për familjen Beckham, pasi David mirëpriti në ekipin e tij, Inter Miami, legjendën e futbollit, Lionel Messi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Kalo në kategori